AKTUALE

Azizi: Qeveria po ndërton transparencë që do të krijojë besim

Banner

Sot Qeveria bëri një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit me mediat – rekomanduam që NP Gazeta Zyrtare të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të qasjes elektronike falas në buletinin zyrtar për mediat dhe gazetarët.

Ne besojmë se qasja në informacionet relevante përkatës është themeli për një shoqëri të fuqishme dhe të informuar. Prandaj, në një dialog të hapur me shoqatat e gazetarëve, punonjësit e medias dhe sindikatat, ne së bashku zhvillojmë zgjidhje që do të sjellin qasje dhe transparencë më të madhe”, ka informuar zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

Ajo më tej ka shton: “Vizioni ynë është i qartë – një nivel i ri bashkëpunimi dhe besimi me median, me qëllim që çdo qytetar të ketë informacione të sakta dhe në kohë!”

Azizi ka shtuar se po punojnë me përkushtim për komunikim më të mirë dhe menaxhim më të përgjegjshëm.

Banner

Related posts

A mund të pezullohet edhe gjuha shqipe në Kushtetuese? Ahmeti: S’duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella

Gjyla Halili

22 vite nga fillimi i luftës së UÇK-së, Grubi: Amaneti i luftëtarëve për bashkim dhe përparim kombëtar nuk shuhet kurrë!

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin