Koalicioni VLEN edhe një herë dëshmon se është pranë qytetarëve për të plotësuar nevojat e tyre, duke treguar kujdes të veçantë për gjitha familjet e në veçanti ato shqiptare në këto periudha festive.
Përmes “Shportës së Vitit të Ri” qytetarët tanë do të kenë tavolina më të mbushura që këtë vit të ndryshimit ta festojnë ndryshe, edhe më shumë edhe më mirë. Kjo masë që është vendosur gjatë Vitit të Ri, e njëjta do të vlejë edhe për muajin Ramazan.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është çdo ditë në terren ku tregtarët po respektojnë masat e qeverisë, dhe kjo rezulton me atë që qytetarët janë të kënaqur me këtë masë, pasi më lehtë po i përballojnë shpenzimet e fundvitit.
VLEN po kujdeset që çmimet e produkteve bazë të jenë më të lira gjatë festave të fundvitit, duke vendosur edhe standarde të reja të kujdesit për qytetarët. Që me automatizëm çrrënjosim metodat e prapështa të instaluara nga BDI kur talleshin me qytetarët teksa ulnin çmimet e produkteve të luksit duke i ndihmuar xhepave të tyre, pasi qytetarët e rëndomtë nuk kishin kontakt me ato produkte çmimet e të cilëve ulte ish-pushteti.
VLEN vazhdimisht edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohet për çmime më të lira për qytetarët tanë. Kujdesemi për mirëqenien dhe standardin më të lartë të qytetarëve. VLEN tani ka kaluar në veprim.