AKTUALE

Protesta e PD, Braçe: Të bllokosh Tiranën është kundër interesit publik

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, mëngjesin e sotëm është shprehur lidhur me protestën e Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet pasdite në orën 17:00.

Përmes një video në rrjetet sociale, Braçe shkruan se bllokimi i rrugëve në kryeqytet është kundër interesit të qytetarëve.

“Tirana do ta ketë ditë vuajtje sot, bashkë me të, të gjithë ata që vijnë e ikin në këtë qytet, të gjithë ata që jetojnë në këtë qytet, punojnë këtu, duan të kryejnë nevojat e tyre, përfshi nevojat e tyre jetësore në këtë qytet”, theksoi Braçe.

“Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para Krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e Krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur”, theksoi ai.

“Të bllokosh Tiranën, një ditë para Krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri-tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normalë që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normalë në këtë qytet”, u shpreh deputeti Braçe.

Related posts

Bilall Kasami  “uzurpon” një parking të huaj, shet atë publik!

Gjyla Halili

“BAKLLAVAJA E BAJRAMIT” – KURORIZIM I AKTIVITETEVE TË RAMAZANIT

Gjyla Halili

Ja si është sot gjendja e rrugëve

Gjyla Halili