AKTUALE

“Pal Qarraj Gazetari, promovuesi i traditës, organizatori, regjizori dhe tekstshkruesi i njohur nga Malësia e Madhe”

Banner

Pal Qarraj ka vite që është i njohur në median e shkruar, si gazetar editor dhe drejtues i disa portaleve me influencë kombëtare, gjithashtu ai është dhe drejtor i portalishqiptar.online.Dhe organizator i Festave në Kastratin e tij, traditë e filluar sëbashku me kushëririn e ti Fatjonin dhe sponsorin Simonin, traditë e cila vazhdon…Pali u lind dhe u rrit në Kastrat të Malësisë së Madhe, që i vogël ai kishte prirje dhe talent në shkrimin e hartimeve dhe vargjeve që i kushtoheshin shkollës dhe vendlindjes, ai ishte i pranishëm në emisionet e radio Tiranës për Bashkatdhetarë, që në atë kohë ishin promovues të krijuesve, gjithashtu Pali krijojë një lidhje korrespondence me Kastratësin e njohur në mbarë botën, letrarin Gjekë Marinaj, që poezitë E Palit i botoi në revistën Pena dhe në një vëllim të përbashkët që asnjëherë nuk e mora dot, tha Pali për Portalin.Pal Qarraj tashmë një emër shumë i njohur në mesin e artistëve, sepse ai ishte një nga promovuesit e tyre, duke botuar artikuj të pafund nëpër webet që ai kishte, siç është ACTVUSA.COM PortaliShqiptar.online Pasqyra.al Adrianet.al dhe disa të tjerë. Por jo vetëm si promovues artistësh, por dhe si tekstshkrues i sukses’shëm i këngëve turbo folk.Pali tha më tej se është një person që nuk ka dëshirë të thotë qoftë as për punën që bën dhe për personat që i ka ndihmuar të arrijnë famën, dhe që tashmë i kanë kthyer shpinën, ai është modest dhe tha se dhe atë dikush e ka ndihmuar dhe ai ja kujton çdo moment ndihmën që i është dhënë nga ky person dhe shumë të tjerë.Tashmë Pali është shndërruar në emrin e parë, shkak janë bërë këngët që ai shkroi për këngëtarin Malësor Dritan Nutaj I cili në bashkëpunim me Palin arriti që për një vit të nxjerrin projekte të mëdha që u transformuan shumë shpejt në Hite popullore, ku po cekim disa. Me xhubletë e me kunorë. Ty Kastrat o Tu K’noftë Kanga. Gjeto Daka I Kastratit. Ndërsa nga këngëtarja Donika vuçinaj është projekti PO BAJMË DASËM N’MALSI T’MADHE, dhe disa të tjera, por kënga e fundit është vërtet një projekt madhështor fjala është për këngën Dukagjin Je Ndera e Kombit e cila ska pak dit që ka dalë dhe është e njohur nga një numër i madh fansash. Ai tha më tej se projekte të mëdha me këngëtarë të mëdhenj do vijnë së shpejti, dhe të gjitha këto projekte i kushtohen traditës Malsore, veriore, krahinave dhe heronjve tanë në Malësi dhe në tokën Dardane.Deri në projektet e reja ne në linkun më poshtë sjellim këngën më të fundit
“Dukagjin Je Ndera e Kombit.
Shkruar nga Pal Qarraj
Kënduar nga Dritan Nutaj.
Muzikë nga Valter Beqo.

Shkruajti: Gjyla Halili

Banner

Related posts

Ali Ahmeti takon sot veteranët – A po vjen protesta në Shkup për çlirimtarët?

Gjyla Halili

Është vendosur arsimi fillor formal në kushte spitalore për fëmijët në mjekim afatgjatë

Gjyla Halili

Katica Janeva lirohet pjesërisht nga burgu për të punuar në një zyrë avokatie të djalit të saj

Gjyla Halili