AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E 2 GUSHTIT – DITËS SË REPUBLIKËS, ME FTESË TË PRESIDENTES SILJANOVSKA-DAVKOVA

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar me rastin e shënimit të 2 Gushtit – Ditës së Republikës, e cila u mbajt me ftesë të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Pjesëmarrja e Reisul Ulemasë në këtë ceremoni shtetërore dëshmon përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame ndaj bashkëjetesës, respektit institucional dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive fetare dhe institucioneve të shtetit, në funksion të paqes, mirëkuptimit dhe të mirës së përbashkët, njiherit presidentes i uroi 2 Gushtin Ditën e Republikës.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, të korit diplomatik, të bashkësive fetare dhe të jetës publike të vendit.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Kërcënimet me jetë ndaj Bajram Rexhepit janë të papranueshme, institucionet të veprojnë urgjentisht!

Gjyla Halili

MSc. Merita Mustafai kandidate për deputet nga Fronti Europian

Gjyla Halili

Besiana Mehmedi i dedikon koncert Homazh Heroinës Ylfete Humolli

Gjyla Halili