Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Nga erdhi kjo e mirë për qytetarët e sirisë.
Siria një qytet multietnik dhe multikonfesional me shumicë arabe dhe muslimane sunite.
Pritet një nismë e mbarë për Damaskun.
Revolucioni i Sirisë gëzoi gjithë botën, pohoi ish ambasadori i Egjiptit dr. Mostafa El Feky në Kroaci dhe Dllovene nga viti 1995- 1999.
Ai gjithashtu tha se revolucioni dhe kryengritja e sirisë dhe kapitullimi i Bashar al Esad- it ishte manifestim i vullnetit të popullit të Sirisë.
Pritet një sistem i ri demokratik ku do të funksionojë ligji i drejtësisë.
Unë personalisht kujtojë vitet e ’84 në Damask si një gjimnazist nga ish Jugosllavia.
Asaj kohe me informacione të thyera për ne por prapseprap kuptonim sulmet dhe godijet e Hafiz Esadit ndaj popullatës Siriane në vitin 1982.
Asaj kohe u themelua edhe Hizbullahi i cili sot më konsiderohet i dëbuar nga Siria si një krah i Iranit.
Të gjithë falendetojnë Zotin e Madhërishëm për këtë suksesë të papritur.
Në Kuran në verditin 20 të Kaptinës al Kijame thuhet:
“Jo, përkundrazi juve ju pëlqen urgjenca pra ju e doni urgjencën”.
Historia e shumë popujve është identike me ate të Sirisë kur flitet për udhëheqësit me apetite fiktatoriale.
Ne si shqipëtarë lartë – poshtë në dimenzionin aproksimativ e njihnim sistemin diktatorial nga përboja e luftave seriale në Bosnjë dhe Kosovë.
Mirpo ajo që shohim nga pamjet dhe shpjegimet e pipullit të sirisë në burgje dhe egzodusi apo zhvendosja e tyre nga vendbanimet e tyre mbi 13 milion sirianë eshtë një tragjedi dhe represalje e pa përshkruar për e shekulit 21- një.
Gjisa e Sirisë është e zhvensodsur nga sistemi e Basharit.
Ata janë jashta vendit të tyre.
Ata janë të dëmtuar materialisht dhe kombëtarisht.
Prona e tyre nuk është fare e mbrojtur përdetisa ata kanë qëndruar në migrim të dhunshëm.
Prandaj pad përfundimit të sistemit dhe kapirullimit të Bashatit nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar.
Tani Sirisë i duhet një menaxhim i drejtë dhe shumë dimenzional në aspektin multietnik.
Padyshim se e drejta e njerëzve është të zgjedhin individ dhe përfaqësuesë se kush do të i udhëheqë.
Deri tani Rebolucioni po tregonë dhe reflektonë me të gjitha të mirat e stabilitetit dhe urtësisë shoqërore.
Gëzimi është në çdo kënd të Sirisë.
Ajo që na bëri të habitemi është edhe koncertet e organizuara nëqytetin e Latakisë.
Latakia është një qytet i vendlindjes së familjes morbide dhe diktatoriale të Al Asadit.
Këtë qytet e kemi vizituar në vitin ’87 gjatë Lojrave Mediterane.
Ku për herë të parë u takuam me sportistët nga Shqipëria.
Pa masë jemi gëzuar kur pamë se edhe në Xhebeli Kasiun në veri të Damaskut janë organizuar koncerte të vazhdueshme për hirë të kapitullimit dhe largimit nga Siria, fytyra kontraverze e Basharit.
Përmenda “Chebeli Casion” nga veriu i Damascut sepse shumë shqiptarë nga Kosova dhe Tetova, Shkupi dhe Kumanova kanë qëndruar në Konviktin e Chebeli Casion-it.
Mbi Konviktin e Ch.Cassionit ishte i vendosur garda ushtarake e Hafidhul Adadit.
Dhe çdoherë kur ishin festat e diktatorit mbi kokën e nxënësve dhe studentëve kalonin rreshje të plumbave dhe trishtimi i një psikologjie luftarake ugurzezë!!
Pra Siria së fundi shpëtoi nga një sistem i cili e burgosi shtetin dhe qytetarët e vet.
Tani presim që përfaqësuesit e Revolucioni paqësorë të kalojnë një transferim të qetë dhe të mitkuptuar dhe të mirë koordinuara nga të gjitha Taifet dhe Organizatat që kanë kontribuar në këtë suksesë historik të mbarë Sirisë dhe Regjionit në veçanti.
Siria ka kaluar në një luftë të përgjakur me mijra fshatra të rrënuara.
Me një infrastukturë të asgjësuar 100% .
Me 13 milion njerëz të zhvendosur në shtet fqinje më shumë në Turqi, Jordan dhe më pas në drejtim të vendeve evropjane.
Tani valët e kthimit janë sa të kënaqura po aq edhe shqetësuese.
Ata kthehen ne vendbanimet e rrënuara dhe totalisht me një infrastrukturë të asgjësuar.
Siria ka kanë kaluar pra shoqëria e saj ka kaluar mbi 250 goditje të armatimit kimik.
Por shpresa për atdheun e tyre nuk krahasohet me asnjë çmim.
Ata mund të konsiderohen si populli më i përgaditur dhe më i dashur për atdheun e tyre pas shkatërimit në Gaza.
Festat, koncertet dhe gëzimi qytetarëve të Sirisë takimi me të afërmit tregon për ngritjen e një shteti të ri.
Masa magjepse në dt. e 13.Dhjetorë 2024 pra dita e xhuma, në xhamin Umajade (Mesxhidi Emevi) dëshmoi për identitetin e popullit të Sirisë.
Ku në këtë ditë pati mbi 100 000 besimtarë të cilët erdhën nga të gjitha viset e Sirisë në Damasc- us për të shfaqur gëzimin, dashurinë dhe kremtimin e çlirimit të popullit dhe vendin e tyre nga diktatori i familjes Asadi.
(xhxhxh!)