AKTUALE

Bdi: Si mund të ndalon  VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

REAGIM:

Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

Është për të qeshur kur VLEN pretendon “fitore” për një ligj që vetë e miratoi në qeveri dhe më pas e lejoi në Kuvend.

Si mund të ndalosh diçka që vetë e ke mbështetur?

Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, ata thjesht zbatojnë direktivat e VMRO-së, aq sa harrojnë edhe të fshijnë shënimet që tregojnë se deklaratat e tyre shkruhen në zyrat e VMRO-së!

E vërteta është e qartë: ky ligj u ndalua nga rezistenca e popullit dhe Frontit Europian, jo nga “trimëria” e një partie që ka humbur çdo kredibilitet.

Ashtu siç ndaluam vendimin katastrofal për Ligjin e Gjuhëve dhe sot këtë ligj diskriminues, ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin multietnik si bartësit e vetëm të legjitimitetit të shqiptarëve.
Shqiptarët meritojnë përfaqësim të guximshëm, jo shërbëtorë që përdoren si vegla për interesat e të tjerëve!

Banner

Related posts

🇲🇰Maqedonia dhe 🇧🇬 Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e tunelit në Korridorin 8, pjesë e projektit strategjik të #NATO-s

Gjyla Halili

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

Gjyla Halili

Pasi ra Facebook dhe Instagram, përdoruesit nuk mund të aksesojnë llogaritë e tyre

Gjyla Halili