SPORT

Neymar zgjedh dy futbollistët e rinj më të mirë

Ylli i PSG-së, Neymar ka zgjedhur dy lojtarë të rinj që ai i konsideron si talentet më të mëdhenj në botën e futbollit.

“Kush më emocionon më shumë? Endrick Felipe dhe Rodrigo”, tha Neymar në një intervistë me YouTuber Fiago.

Rodrigo, 22 vjeç, po bëhet gradualisht një lojtar i rëndësishëm në Real Madridin e Carlo Ancelottit dhe tashmë ka fituar Champions League dhe La Liga me klubin.

Një tjetër brazilian, Endrick Felipe, është vetëm 16 vjeç, por tashmë ka fituar titullin në Brazil dhe Superkupën e vendit me Palmeiras. Endrick tashmë ka nënshkruar kontratë me Real Madridin, por nuk do të transferohet në Madrid deri në vitin 2024, kur mbush 18 vjeç.

Banner

Related posts

Zbulohen 12 kandidatët për “çmimin” dështaku i vitit

admin

Bayerni interesohet për McTominay – Kreu

admin

Tirana ka fituar shumën e jashtëzakonshme nga shitja e biletave

admin

Leave a Comment