AKTUALE

Spiropali mirpret delegacionin e Këshillit Koordinues të Diasporës i kryesuar nga kryetari Mark Gjonaj

Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës, delegacion i Këshillit Koordinues të Diasporës i kryesuar nga Kryetari Mark Gjonaj kan realizuar takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në fb kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e cila ka falenderuar diasporën për kontributin e dhënë për trojet shqiptare.

“Diaspora është gur themeli për shtetin dhe kombin tonë. Potenciali njerëzor, intelektual, kulturor, ekonomik dhe patriotik i saj mund vetëm të rrisë fuqinë ndikuese në Shqipërinë tonë përmes përfshirjes në proceset vendimarrëse dhe projektet e përbashkëta”- ka shkruar Spiropali.
Ja postimi i plotë:

Sot në Ditën Kombëtare të Diasporës, prita anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës.
Mirënjohje për kontributin e tyre në vite!
🇦🇱🤝🌍 Diaspora është gur themeli për shtetin dhe kombin tonë. Potenciali njerëzor, intelektual, kulturor, ekonomik dhe patriotik i saj mund vetëm të rrisë fuqinë ndikuese në Shqipërinë tonë përmes përfshirjes në proceset vendimarrëse dhe projektet e përbashkëta.

Banner

Related posts

MUFTIU U BURSËS VIZITOI REISUL ULEMANË E BFI E RMV

Gjyla Halili

Misioni i SPAK- ut çmontimi i autokracisë!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti përgëzon Qëndrim Rijanin për suksesin e “Jul Cezarit” në Split të Kroacisë

Gjyla Halili