Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve ndaj R.A. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve për vepër të kryer penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal.
I raportuari, kumtuan sot nga MPB, i punësuar si kryeshef i Njësisë për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup, në periudhën nga tetori i viti 2022 deri në qershor të vitit 2024, në intervale mujore dhe në vazhdimësi, dy të punësuar me status të zyrtarit të autorizuar në pozitën e dokumentaristit të lartë në njësitin, me të cilin drejtonte, ka parashikuar dhe miratuar në planet dhe grupet për kujdestari shtëpiake si zbatues.
“I raportuari, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme për kujdestari shtëpiake, ka lejuar që dokumentaristët e lartë të cilët nuk kanë statusin e nëpunësve policorë u ka mundësuar të angazhohen për kujdestari shtëpiake, duke përfituar në këtë mënyrë përfitim pasuror të paligjshëm prej 79 804. denarë dhe për atë shumë e ka dëmtuar buxhetin e MPB-së. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, në përputhje me kompetencat dhe autorizimet që ka, do të paraqesë Propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe zyrtari policor do të suspendohet nga puna”, thuhet në kumtesë.