AKTUALE

Koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e bashkëpunimit “Fito me Integritet”

Sot, në zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me Integritet”.

Ky memorandum pasqyron zotimin tonë për reforma të thella brenda partive politike, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme.

Me “Fito me Integritet”, koalicioni VLEN angazhohet për:

• Krijimin e një kulture organizative përfshirëse;
• Përzgjedhjen e kandidatëve bazuar në meritokraci;
• Sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë;
• Garantimin e transparencës financiare.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike më të ndershme dhe të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.

Banner

Related posts

Arrestohet një person në Tetovë, kërkohej me urdhër qendror

Gjyla Halili

Sela takim me strukturat e ASH-së në Studeniçan dhe Haraqinë

Gjyla Halili

“Dhoma gazi për shqiptarët” në Kumanovë, reagon Ali Ahmeti: Në tetor vinë dita juaj

Gjyla Halili