AKTUALE

Durmishi: Është paguar mbështetja financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zejtarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës i dha vendimet për subvencionet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zejtarët në bazë të thirrjeve publike të publikuara ndaj masave në kuadër të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024.
“Një nga prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës është zhvillimi dhe mbështetja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarëve, kështu që në këtë drejtim, në vazhdimësi planifikohen dhe realizohen masa me të cilat ndihmohet rritja e tyre dhe përmirësohet konkurrentësia e tyre. Edhe sivjet, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në kuadër të Programit për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024, realizoi dy masa: Njëra ka të bëjë me mbështetjen financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në shumën e përgjithshme prej 57.000.000 denarë, dhe me subvencionimin e shpenzimeve të zejtarëve në shumën e përgjithshme prej 6.500.000 denarë.
Për realizimin e këtyre masave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli Thirrjet publike në të cilat janë definuar kushtet për pjesëmarrje dhe dokumentet e nevojshme për aplikim”, tha ministri Durmishi.
Lëndë e thirrjes publike ishte subvencionimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që punësojnë të paktën dy persona, duke bashkëfinancuar 40% të shpenzimeve të dëshmuarta të bëra gjatë viteve 2023 dhe 2024 dhe të bëra për blerjen e makinave të reja, por jo më shumë se 350.000 denarë për kërkues.
Për ndërmarrjet në pronësi dhe të drejtuar nga një grua, ekzistonte kriter lehtësues, respektivisht të punësoj të paktën një person, me ç’rast personi i punësuar duhet të jetë pronar (mbi 50%) dhe drejtues i ndërmarrjes.

Related posts

Bayerni ia mësyn Vlahovicit, Juve bisedon me Chelsean për shkëmbimin e sulmuesve

admin

Refik Xhemaili pranon detyrën e drejtorit të Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Deputetja e LDK-së: Skandalet e Qeverisë, dita ditës po bëhen të zakonshme

admin