AKTUALE

Punonjësit e spitalit “Kozle” letër të hapur Mickoskit dhe Taravarit: Spitali po shkatërrohet

Një pjesë e personelit mjekësor në spitalin për fëmijë “Kozle” i është drejtuar me letër të hapur kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell TV21. Personeli mjekësor thotë se drejtoresha Karolina Simonovska me veprimet e saj po e shkatërron këtë spital, gjegjësisht ankohen për, siç thonë, shkatërrimin e kabinetit të bronheoskopisë, ku pas mosmarrëveshjeve, ka pasur një sërë dorëheqjesh dhe largime nga puna të personelit profesionist.
Me këtë menaxhim, drejtoresha ka arritur që nga 67 bronheoskopi të kryera në vitin 2023, dhe prej 40 bronheoskopive nga janari deri në qershor të vitit 2024, në periudhën pas emërimit të saj, numri i bronheoskopive të bie në 3”, thuhet mes tjerash në letrën e personelit drejtuar kryeministrit dhe ministrit.

Banner

Related posts

Taravari apo Osmani, Lloga flet se kë do të mbështes ASH e krahut të tyre?

Gjyla Halili

Mexhiti sërish thirrje qytetarëve: Ta ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë! Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët

Gjyla Halili

Doktori Xhunejd Ademi me zemër të thyer tregon për përjetimet në Koçani

Gjyla Halili