AKTUALE

Kallëzimi penal ndaj tij për parregullsie në Lotarinë Shtetërore, Kovaçevski: Jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave

Banner

Ish kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ende nuk është kontaktuar nga autoritetet në lidhje me kallëzimin penal ndaj tij për përfshirje të mundshme në parregullsitë në Lotarinë Shtetërore, përcjell TV21. Kovaçevski tha se ka informacione për procedurën ndaj tij, por pohon se ai ka vepruar sipas ligjit.
Shpresoj që institucionet të gjithë këtë proces do ta udhëheqin në mënyrë të paanshme dhe profesionale, ashtu siç duhet. Atë që mund ta them është se gjatë punës së kryeministër dhe zv/ministër i Financave, jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave dhe në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrje publike, as të ndonjë shoqërie aksionare në pronësi shtetërore. Gazetari: Gjithsesi ishit kryetar i qeverisë, a keni frikë nga përgjegjësia penale? Sepse në mandatin tuaj ishin këto marrëveshje që tani janë pjesë e procedurës penale. Unë ju thash se e gjithë puna është e qasshme për institucionet. Gjithsesi mbledhjet e qeverisë janë trupa kolektiv ku merren vendime dhe merren sipas ligjit të RMV-së, edhe një herë e përsëris që në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë si kryeministër në punën e ndërmarrjeve publike ose shoqërive aksionare në pronësi të shtetit. Si ashtu, Gazetari: Grubi i dyshuar, shefi i tij jo?”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Related posts

Mitsotakis: Athina nuk toleron “lapsuse” të tjera nga Shkupi

Gjyla Halili

Kovaçevski: Nuk është e vërtetë që deputetë të shumicës nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese

admin

Ahmeti dhe Besimi në iftar me Këshillin vendor “Shkumbini”

Gjyla Halili