AKTUALE

Mickoski në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kryeministri Hristian Mickoski do të qëndrojë për vizitë dyditore të punës në Bruksel ku do të ketë takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kaja Kallas, me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez dhe me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Kryeministri Mickoski bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani do të marrin pjesë në Samitin BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel në të cilin për herë të parë do të kryesojë kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Në Samit do të bisedohet për integrimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes Planit të rritjes, si dhe për çështje të jashtme, të sigurisë dhe emigrimit.

Gjithashtu, kryetari i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane.

Banner

Related posts

Ngritja e temperaturave, IKSHPK jep dhjetë rekomandime për qytetarët

admin

VMRO: I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë se në xhepin e kujt përfunduan tre milionë euro të parapara në MEPSO

Gjyla Halili

“Do të mbesin vetëm tentativa”, Ahmeti: Gjuha është e larë me gjak dhe ajo nuk mund të cenohet

Gjyla Halili