AKTUALE

Shpallet fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

Shpallet fletarrest ndërkombëtar për ish zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami. Fletarresti u publikua në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku theksohet se personat janë nën hetim për kryerjen e veprës penale.
Ndërkohë një ditë më parë Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë dhe i caktoi paraburgim 30 ditorë ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Në momentin që do të jenë të kapshëm për organet e rendit Grubi dhe Bajrami do të dërgohen në burg.

“Pas informimit të MPB-së se dy personat për të cilët Prokuroria propozoi paraburgim, ndërsa kanë të bëjnë me hetimin për Lotarinë Shtetërore janë të pakapshëm për organet e rendit, merret vendim për pranimin e propozimit dhe caktohet masa e paraburgimit 30 ditorë për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165”, thonë nga Gjykata Penale.

Ndërkohë Penalja vendosi për shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave për 4 të përfshirët e tjerë në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”. Ditë më parë Prokuroria njoftoi se Grubi dhe Bajrami dyshohen se janë bashkëkryerës të veprës penale “Mashtrim në Shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal që parashikon dënim të paktën katër vjet burg. Katër të dyshuarit e tjerë, të cilëve u janë marrë pasaportat, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa për veprën që u ngarkohet sipas Kodit Penal, rrezikojnë burg të paktën 5 vjet. Dëmi i kryer në Lotarinë Shtetërore, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë denarë ose rreth 8,2 milionë euro.

Related posts

Liderët e BE-së kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

admin

Krahu i Taravavit demanton lajmin për një takim tet-tet mes Taravarit dhe Selës

Gjyla Halili

GJUHA SHQIPE E KA ZOT POPULLIN SHQIPTAR, ME ALI AHMETIN NË BALLË

Gjyla Halili