AKTUALE

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” do të prezantojë të dhëna nga hulumtimi në fushën e gjyqësorit

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” sot do të organizojë konferencë përfundimtare ku do të prezantohen të dhënat e hulumtimeve të zbatuara nga fusha e gjyqësorit.

Ngjarja është pjesë e Programit vjetor për punë për vitin 2024 implementimi i të cilës, siç citon Koalicioni, financiarisht është mbështetur dhe mundësuar nga Komisioni Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të këtij projekti është bërë monitorimi i seancave të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë të RMV-së. Gjithashtu, në këtë konferencë do të prezantohen të dhënat nga monitorimi i kryer gjyqësor i procedurave penale dhe civile në gjykatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përveç këtyre dy analizave, në konferencë Koalicioni do të prezantojë edhe të dhënat e marra nga hulumtimi gjithëpërfshirës që është bërë për efikasitetin e gjykatave dhe prokurorive publike në prizmin e nevojave për burime njerëzore”, informon organizatori.

Fjalime hyrëse do të kenë Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Mihalis Rokas, shef i Delegacionit të BE-së në vend dhe Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Konferenca përfundimtare është aktiviteti i fundit në kuadër të këtij projekti edhe krahas prezantimit të të dhënave nga hulumtimi, janë parashikuar fjalime dhe diskutim.

Banner

Related posts

40 minuta pritje për dalje nga Maqedonia nga vendkalimi Bogorodicë

admin

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

Gjyla Halili

Fondacioni Golden Eagle: Thirrje për Aplikim për Mbështetje Financiare për OJQ-të në Shërbim të Personave me Aftësi të Kufizuar

Gjyla Halili