AKTUALE

Së shpejti në Maqedoni do të funksionojë sistemi “Carsharing”, paralajmëron Mexhiti

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në Daily Click në TV21 paralajmëroi vendosjen e sistemit “Caresharing” në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti tha se kjo është pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit.

“Si qeveri po punojmë në drejtim që të blejmë 100 deri 120 autobusë elektrikë, që do të ndahen për transport publik të komunave, për t’i ndihmuar komunat, po ashtu shumë shpejt do të publikojmë edhe një projekt, “Carsharing”, që po ashtu do të zëvendësojë me vetura elektrike veturat tjera”, tha mes tjerash Mexhiti.
Por çfarë paraqet sistemi “Carsharing”? Në disa vende të Europës por edhe më gjere, vetura të caktuara elektrike vendosen në vend parkime të caktuara nga kompani e caktuar, ku pastaj personat e anëtarësuar, përmes aplikacionit në telefon, mund të marrin me qira një automjet 24/7. Anëtarët mund të marrin një automjetin me qira për një orë, një ditë, ose më tepër dhe pasi të mbarojnë punë, ta dorëzojnë të njëjtin në parkingjet e posaçme të caktuara nga kompania.

Banner

Related posts

“Zemra e Familjes U Shua – Mark Gjonaj njofton Ceremoninë Mortore të nënës së tij, Roza Gjonaj”

Gjyla Halili

Faton Ahmeti uron 1 Qershin: Le të jenë buzëqeshjet e tyre çdo ditë një kujtesë se bota mund të jetë më e mirë!

Gjyla Halili

Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e kopshtit të fëmijëve “Kokiçinja” në komunën e Karbincit

Gjyla Halili