AKTUALE

Haradinaj: Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare

Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona.

Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie.

Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV” – shkruan Haradinaj.

Banner

Related posts

Arsim Dalipi sfidon Mendi Qyrën: Kush merr një votë më pak në rrethin e parë, të tërhiqet nga gara!

Gjyla Halili

Zendaya shkëlqen me një korse argjendi, teksa kryeson yjet në “Essence Black Women”

Gjyla Halili

Osmani: Është detyrë e jona njerëzore të dënojmë gjenocidin që të mos ndodhë më kurrë

Gjyla Halili