AKTUALE

Bdi:“ Vtoro Poluvreme” mund të përfundojë me autogol për të ardhmen e qytetarëve

Edhe një herë i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.

Përdorimi i kësaj histerie nacionaliste për të luajtur atë që ju e quani në takimet tua koha për ” vtoro poluvreme” kundër shqiptarëve është tepër e rrezikshme.

Helmimi i hapësirës publike me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave tuaja po dëmton në mënyrë të pariparueshme bashkëjetesën.

Shfrytëzimi i ndjenjave të atyre që nuk janë të gatshëm për bashkëjetesë dhe që çdo ditë bërtasin nëpër media “Kush do shqip, le të shkojë në Shqipëri” është avanturë e rrezikshme.

Kjo qasje së pari do të ju dëmtojë ju që mendoni se mund të ushqeni egon tuaj dhe fitoni vota përmes “hakmarrjes së pjesës së dytë” kundër shqiptarëve.

Bashkëjetesa është gjithçka që kemi. Prandaj, ju këshillojmë të ndaloni këto veprime që minojnë stabilitetin e përbashkët. Kontrolloni ministrat dhe përfaqësuesit tuaj, sepse “vtoro poluvreme” mund të përfundojë me një autogol të rëndë – jo vetëm për ju, por për të gjithë ne dhe shoqërinë tonë.

Related posts

Macron: Armëpushimi në Ukrainë mund të arrihet në javët e ardhshme

Gjyla Halili

Përkujtohet Abdilaqim Ademi në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta, Grubi: Me krenari kujtojmë veprën dhe kontributin e tij

admin

Grubi në Debat Plus në Klan M: VMRO-ja nuk mund ta kapërdij faktin që BDI ka ndërtuar kapacitete udhëheqëse në shtet që nga Marrëveshja e Ohrit

Gjyla Halili