AKTUALE

Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka shkruar në rrjetin social Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.

Banner

Related posts

Delegacioni i Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Zagreb, priten nga Ambasadori Martin Berishaj

Gjyla Halili

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë takoi përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës

Gjyla Halili

Aktivistët nga fraksioni i BDI-së: Një dhe i vetmi Izet Mexhiti

admin