AKTUALE

BDI: Caktimi i mbledhjes për debat publik për rinegocimin e Marrëveshjes së Ohrit është sulm mbi themelet e tolerancës ndëretnike

Përfundon sot një javë gjatë së cilës u demonstrua qartë agjenda e qeverisë pa legjitimitet për të provokuar harmoninë ndëretnike, për të sulmuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të kufizuar të drejtat kolektive të komuniteteve në këtë shtet, të ndërtuara me shumë mund e sakrifica.

Gjithçka nisi me vendimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për të ekzekutuar urdhrat e partisë, duke realizuar iniciativat që VMRO-DPMNE ka dërguar për të sfiduar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe duke vazhduar seancën, pavarësisht largimit të gjykatësve nga komunitetet etnike.

Për më tepër, thirrjet për debat publik për rinegocimin e Marrëveshjes së Ohrit janë një sulm direkt ndaj themeleve të harmonisë sonë ndëretnike.

Vetëm qëndresa e qytetarëve parandaloi këtë ekzekutor partiak të destabilizojë ekuilibrat etnikë të ndërtuar me shumë mund e sakrifica.

Përderi sa kryeministri vazhdon të heshtë ndaj thirrjeve tona për të tërhequr këto iniciativa nga Gjykata Kushtetuese, qeveria e tij vazhdon kufizimin praktik në përdorimin e gjuhës shqipe. Këtë javë pamë qartë sesi në ligjet që qeveria dërgon në Kuvend, gjuha shqipe po eliminohet, në kundërshtim të plotë me Ligjin aktual për Përdorimin e Gjuhëve.

Po kështu, Ministri i Arsimit ka propozuar një ligj që synon supremacinë monoetnike në proceset arsimore, duke imponuar himnin maqedonas në të gjitha shkollat, pavarësisht përkatësisë etnike të nxënësve, dhe duke krijuar një asimetri gjuhësore dhe kulturore në bazat e të dhënave arsimore.

Ndërkohë, për polikanët shqiptarë në këtë qeveri, të përzgjedhur nga VMRO për të luajtur rolin e përfaqësuesit të shqiptarëve, nuk mund të thuhet asgjë.

Ata janë një faktor me zero ndikim për shkak të frikës ndaj padronit të tyre, dobësisë dhe korrupsionit të tyre të përditshëm, duke dëmtuar kështu të gjitha arritjet drejt barazisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të godas këtë agjendë anti-shqiptare të kësaj qeverie me legjitimitet monoetnik dhe sjelljen e korruptuar të të ashtuquajturve përfaqësues shqiptarë, që kanë kthyer përfaqësimin politik në një farsë.
Qytetarët meritojnë përfaqësim dinjitoz, mbrojtje të të drejtave të tyre dhe garantimin e vlerave të ndërtuara mbi Marrëveshjen e Ohrit. Ne do t’i mbrojë këto parime deri në fund. Shkurt e shqip:Kthim prapa s’ka!

Related posts

Lloga: VMRO-DPMNE paraqitet si një prej forcave më të mëdha destruktive në vend

Gjyla Halili

Despotovski me mesazh simbolik para Muzeut të Qytetit të Shkupit e njoftoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së

Gjyla Halili

Sabri Fejzullahu sot feston ditëlindjen e 76-të

admin