AKTUALE

Arian Latifi zgjidhet kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA/Kalendaricë në Kërçovë

Themelimi i nëndegës së Lëvizjes BESA në Kërçovë shënon një hap të rëndësishëm për përfaqësimin dhe organizimin politik të shqiptarëve në këtë rajon.

Kjo nismë e Lëvizjes BESA, synon të forcojë lidhjet mes partisë dhe komunitetit lokal, duke u ofruar qytetarëve një platformë më të qartë për të adresuar çështjet që i shqetësojnë.

Lëvizja BESA është e njohur për përpjekjet e saj për të promovuar të drejtat e shqiptarëve dhe të gjithë etniteteve, të cilat përkapin platformën e Lëvizjes BESA.

Themelimi i nëndegës është pjesë e strategjisë, për të zgjeruar rrjetin dhe për të siguruar që zëri i çdo qytetari të dëgjohet në të gjitha nivelet e vendosjes.

Në këtë proces, BESA synon të krijojë një organizim lokal të fortë, i cili do të ndihmojë në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave të ndryshme me të cilat përballet komuniteti shqiptar në këtë zonë.

Në këtë kuvend u zgjodh si kryetarë Arian Latifi, i cili propozoi kryesinë e Nëndegës në përbërje 17 anëtarë, ku u zgjodhën edhe dy Këshilla inicuese.., I Forumit të GRUAS dhe Forumit Rinorë.

Mbështetja lokale është thelbësore për suksesin e kësaj nisme. Për këtë arsye, Lëvizja BESA ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve, grave dhe të gjithë grupeve të tjera sociale në strukturë.

Related posts

“Shokon” prokurorja Kadriu: Prokurori që mbrojti dikë për Spitalin Modular në Tetovë – tani është në Koçan!

Gjyla Halili

Bdi dënon ashpër presionin e qeverisë mbi organet e drejtsisë, gjyqësorit dhe prokurorisë

Gjyla Halili

Shaqiri: Komuna e Tetovës i menaxhon më së keqi obligimet në fushën e arsimit, askush mbi ligjin

Gjyla Halili