AKTUALE

Fillon fushata “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”

Nga sot fillon fushata “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”, e cila përfshin mbi 800 produkte ushqimore me çmime të ulura për të paktën 10%.

Në listën e shportës konsumatore për festat e Vitit të Ri përfshihen bukë dhe drithëra, produkte furre, mish dhe përpunime të mishit, peshk, qumësht dhe produkte qumështi, ëmbëlsira, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (me gaz dhe pa gaz), pije alkoolike (verë dhe birrë) dhe të tjera.

Fushata do të zgjasë deri më 15 janar 2025 dhe çdo produkt në raftet e marketeve do të jetë i shënuar në mënyrë përkatëse.

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle nëpër markete për të siguruar respektimin e marrëveshjes së arritur midis Qeverisë dhe tregtarëve.

Aktualisht janë të përfshira mbi 80 kompani dhe pritet që të bashkanjiten edhe kompani dhe markete të tjera, duke e zgjeruar listën e shportës konsumatore për festat e Vitit të Ri me mbi 1000 produkte.

Me këtë masë, ndihmojmë drejtpërdrejt për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, në mënyrë që festat e Vitit të Ri t’i kalojnë në kushte të denja.

Kemi dhënë premtim para qytetarëve dhe u obliguam të punojmë me përkushtim, përgjegjësi dhe nikoqirllël.

Po ndërmarrim masa në interes të qytetarëve, po rikthejmë shpresën dhe po ndërtojmë një të ardhme për të gjithë.

Related posts

Belinda Amiti – Zëri i arsimit cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Gjyla Halili

Forumi i Gruas në BDI: VLEN me çdo mjet kanë filluar t’i luftojnë gratë që i takojnë subjektit BDI dhe Frontit Europian

Gjyla Halili

Myftinia e Tetovës shpreh mirënjohje për donatorin Z. Sabedin Rushiti

Gjyla Halili