AKTUALE

Kush prek shqipen përballet me luanët!

Jam shqiptar, kam folë e do të flas zyrtarisht shqip!!!

Shkruan: Azgan Haklaj

Incidentet e paprecedent’ që po materiazohen deri në eleminimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nga shumica e Mickovskit jo vetëm po tentojnë të risjellin një konfikt ndëretnik në këtë vend të brishtë por kanë në prapaskenë një regji për përfshirje konfliktuale shumë të gjerë në Gadishullin Ilirik (Ballkan).
Kam qënë i shqetësuar sistematikisht dhe kam ngritur zërin e arsyes për retorikat e rrezikshme gjatë fushatës të krerëve të VMRODPMNE-së kundër shqiptarëve, simboleve të tyre deri në sulm ndaj kolonës së tyre vertebrale identitare siç është gjuha.
Paralelisht po me argumete paralajmëruese kam nënvizuar qëndrimin aspak korrekt dhe kombëtar të “VLEN” i cili po deshmon se vetëm nuk vlen shqiptarisht por po bëhet patericë e bindur e nacional-shovinizmit sllavo maqedon.
Mirëpo pas një eksperience të hidhur me shqiptarët etnikë në vitin 2001 ky shtet nuk duhet të guxonte të ngacmonte plagët e kaluara, aq më tepër kur ka një Marrëveshje si ajo e Ohrit të pranuar jo vetëm nga palët por edhe ndërkombtarisht.
Atëherë ku e marrin guximin këta ultranacionalistë që në një vend anëtar të NATO-s dhe negociues për në BE të marrin rolin e grupeve militante terroriste si HAMAS apo Hesbollah duke tentuar të injorojnë e sulmojnë në palcën e identitetit të tyre shqiptarët të cilët janë jo vetëm autoktonë në trojet e tyre por dhe faktori i dytë shtetformues në Maqedoninë e Veriut.
Përgjigja është e vetkuptueshme dhe e thjeshtë:
Pas këtij revanshi qëndron Serbia dhe Rusia.
Që të gjithë këta bashkë po mundohen të shfrytezojnë situatën gjeopolitike kaotike të luftërave e konflikteve në glob që të mund të përfitojnë ç’të munden sidomos tani në periudhën e fundme të nderrimit të administratës në SHtepinë e Bardhë.
Mirëpo duhet ta dinë se i kanë bërë llogaritë pa hanxhinë.
Këtë e tregoi reagimi i menjehershëm i Frontit Europian i prirë nga Ali Ahmeti,
Nëse sot jemi akoma në luftë e retorikë në rrafshin politik me veprimet skandaloze që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese atje atëherë situata do përshkallëzohet.
Nëse nuk ndalet kjo bandë shoviniste shqiptarët duhet të reagojnë si komb dhe Maqedonia e Veriut kurrë jo vetëm nuk do gezojë stabilitet por do shkojë logjikisht drejt ndarjes e eleminimit si shtet.
Ky mentalitet konfliktualiteti i shovinistëve sllavo maqedonë ka qënë vazhdimisht edhe tek fqinjët e tyre grekë e bullgarë dhe nëse vazhdojnë ti fryjnë zjarrit përfshirja do të jetë e gjërë.
Sa për shqiptarët kudo ku jetojnë dihet botërisht se janë kombi më pro euroatlantik në kontinent e shumë më gjërë ndaj gezojnë suportin e aleatëve në kauzat e drejta që mbrojnë e liritë themelore politike e njerëzore që kërkojnë.
Në këtë situatë apeli për unitet nacional të bie në sy indiferenca e shurdhëria e disa politikanëve shqiptarë që patën nxituar për të përshëndetur Mickovskin e koalicionin e tij.
Ku janë vallë sot patriotizmi e sovranizmi i Albin Kurtit, Sali Berishës e Ilir Metës ???
Dikund e kanë shitur e ndokush jua ka blerë!!!!

Related posts

Konsullata e Kosovës në Nju Jork, shënoi 16- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili

Mickoski: Ndryshimet kushtetuese, temë e mbyllur

admin

Macron sërish refuzon të përjashtojë operacionet tokësore perëndimore në Ukrainë ‘në një moment’

Gjyla Halili