AKTUALE

Propozim masa nga Banka Botërore, rritje e TVSH-së nga 18 në 19%, Petrova nuk pajtohet

Banner

Pyetja e hapur për qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve sipas Bankës Botërore mund të zbutet duke barazuar gradualisht moshën e daljes në pension të burrave dhe grave dhe duke rritur gradualisht normën e kontributeve. Këtë e propozuan ekspertët e Bankës Botërore në prezantimin e sotëm të raportit “Pasqyrë e financave publike të Maqedonisë së Veriut”. Në të njëjtën kohë, u fol edhe për TVSH-në, ku u sugjerua rritja nga 18 në 19 për qind. Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave Publike Elena Petrova thotë se nuk po shqyrtohet.

“Ne punojmë në kuadër të politikave të qeverisë, strategjisë fiskale, këto janë politika të mbajtjes së normave të ulëta tatimore dhe mbledhja apo mobilizimi i të ardhurave tatimore duhet të sigurohet në ato kushte të normave të ulëta tatimore duke zgjeruar bazën tatimore duke integruar ekonominë gri në ekonominë formale dhe me masa të tjera të ndryshme që i referohen zvogëlimit të të gjitha zbrazëtirave të tjera tatimore, pra humbjeve të të hyrave tatimore”, tha Elena Petrova – drejtoreshë e DAP.

Banner

Related posts

Analistët: Talat Xhaferi hap rrugën për një kryeministër me mandat të plotë!

Gjyla Halili

Thirjet shoviniste në Kumanovë/ Rina Ajdari porosi pozitës shqiptare: Dënoni ashpër në qeveri, jo në opinion sa për sy e faqe

Gjyla Halili

Ura të forta bashkëpunimi mes shqiptarëve të pjesës gjermanofone dhe asaj frankofone të Zvicrës

Gjyla Halili