AKTUALE

Ilire Dauti braktis komisionin: Qeveria dorëzon 8 ligje vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri Durmishi

Sot braktisa seancën e komisionit për çështje ekonomike, pasi Qeveria vazhdon të mos respektojë gjuhën shqipe. Nga 8 ligje të propozuara vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ndërsa deputetët e VLEN nuk ishin as prezent në seancë që të ngrejnë zërin për këtë diskriminim.
I bëra thirje publike inspektoratit për zbatimin e gjuhës që të ndjek këtë praktikë antikushtetuese të Qeverisë dhe t’i detyrojë që ligjet të dërgohen në Kuvend edhe në gjuhën shqipe.
Gjuhën tonë do të vazhdojmë ta mbrojmë në çdo formë demokratike, ndërsa sot ranë maskat e atyre që heshtin para VMRO-së, ndërsa paraqiten vetëm kur duhet të përvetësojnë meritat për sukseset që i arrijmë bashkë me shqiptarët.

Ilire Dauti, deputete

Banner

Related posts

Faton Ahmeti në mbështetje të TS: “Liria e medias është liria jonë!”

Gjyla Halili

Mickoski: Struga do të ketë lidhje me Korridorin 8

Gjyla Halili

VMRO: LSDM s’mund të sjellë fabrikë për vetura plastike të fëmijëve, e le më për vetura elektrike

Gjyla Halili