AKTUALE

Kostadinovski: Nuk është e vërtetë se balancuesi është shfuqizuar

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në Click Plus në TV21, tha se nuk është e vertët se Gjykata e ka shfuqizuar balancuesin.
Kostadinovski tha se edhe për atë rast janë thënë shumë gënjeshtra dhe manipulime.

“Dhe përsëri gënjeshtra dhe manipulime. Nuk u drejtohem politikanëve, dua t’i siguroj qytetarët për vendimet tona, në të cilat nuk ka vendime etnike, politike. Vendimin tonë për të ashtuquajturin balancues mendoj se nuk e kanë lexuar, nëse do ta lexonin do të gjenin ndonjë element të tillë, por nuk ka, një gjë e tillë nuk ekziston. Asgjë nuk do të ndodhë, Si u shfuqizu balancuesi? Për një gjë të tillë duhet ndryshuar Kushtetuta, dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën dhe përfaqësimi i drejtë ekziston në Kushtetutë, dhe do të ekzistojë derisa kushtetutbërësi të vendosë ndryshe. Ne vetëm ndihmuam ligjvënësit, të ketë një kornizë si të lëvizë. Ne nuk kemi hequr asnjë të drejtë, gënjeshtër dhe e pavërtetë. Askush nuk e vë në dyshim gjuhën shqipe, është gënjeshtër dhe manipulim se do të shfuqizohet”, u shpreh Darko Kostadinovski – kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Banner

Related posts

Shqipëria, me 600-700 sulme kibernetike në vit, por emigrimi i lartë e lë vendin të pambrojtur

admin

Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe organizon “Natën e Lahutarëve”, një festë e trashëgimisë shqiptare

Gjyla Halili

BDI Tetovë: Bilall Kasami dhe kabineti i tij kanë shpenzuar nga 800 euro në ditë

Gjyla Halili