AKTUALE

VLEN është në test rezultatet dalin në zgjedhjet lokale, populli vlerëson populli gozhdon!

Koalicioni VLEN si një ndër koalicionet më të mëdha shqiptare që ka ndodhur në historinë e vendit ka arritur që shkaktojë ndryshim të pushteti. Se si e bëri është temë në vete. E rëndësishme është që VLEN bëri rifreskimin e pushtetit edhe në kampin shqiptarë. Pasi fakti që për dy dekada në kampin shqiptarë qeveriste partia e njëtjë ishte një tregues jo i këndshëm edhe për popullin shqiptarë. Sikurse bëhej një diktaturë e pavullnetshme, pra brenda shtetit demokratik ishte instaluar një parti politike shqiptare që zbatonte autokraci. Ky mit u rrëzua, e VLEN duhet të qeverisin sy hapur sepse në duartë e popullit ndodhet çekani që mund t’i godasë apo tu jap edhe më shumë fuqi, shkruan Zhurnal.

VLEN duhet pasur kujdes mënyrën e qeverisjes, kjo mund t’i kushtoj shumë në zgjedhjet lokale –

Ekziston edhe proverba e shumë dëgjuar popullore e cila thotë që “populli të ngrit populli të rrëzon”, shprehje që duhet ta përsëris e ta dijë secili që merret me politikë. Pra, të merr parasysh pavarësisht pozitës ku ndodhet ta dijë për fuqinë që e posedon populli.

VLEN si të ri në qeveri nuk duhet të bëjnë gabimet e njëjta. Kujtojmë që, kur u çrrënjos nga pushteti BDI që kishte qeverisur për dy dekade, këta të fundit për një vit qeverisje çrrënjosen shumë më lehtë e shumë më shpejt. E për këtë ekziston verdikti i popullit, pra qytetarët kanë çekanin në duar me çka do të vendosin në zgjedhjet lokale të shpërblejnë apo të ndëshkojnë.

Me gjithë kompromisin që mund ta bëjë populli kuptohet që janë në fillim të qeverisjes është fazë adaptimi. Por kurrsesi qytetari nuk e falë injorimin apo neglizhimin. Prandaj, të gjithë funksionarët që janë pjesë e këtij ekzekutivi duhet të jenë vigjilent e sy hapur në secilin hap që e bëjnë.

Takimet me qytetarët duhet t’i kenë rutinë, sepse qytetarët janë ata që ia dhënë këtë mundësi për të qeverisur me vendin. Pos kësaj qytetarët janë mësuar me mos përfillje apo arrogancë politike, e për t’ia dëshmuar ndryshimin në vepër duhet të veprojnë ndryshe sepse nuk do të kishte kuptim ndryshimi i pushtetit kur sjelljet mbesin të njëjta.

Pushteti që vjen shpejt, shpejt humbet –

Kur në pushtet vjen shpejt duhet të punosh shpejt e me vëmendje për ta zgjatur tutje, në të kundërtën po me të njëjtën shpejtësi qytetarët të largojnë. Prandaj, VLEN si koalicion shqiptarë që po qeverisë me vendin duhet të tregohen të jashtëzakonshëm të bëjnë veprime që deri më sot qytetarët as si kanë parë as si kanë dëgjuar në mënyrë që ta dëshmojnë kujdesin për qytetarët.

Në fakt, kjo është mënyrë e qeverisjes duhet të jetë obligim e detyrim. E të mos bëhet vetëm për ruajtje e zgjatje të pushtetit. Sepse, qytetarët dinë edhe të bojkotojnë. Prandaj, është momenti i duhur për t’i realizuar gjitha zotimet e tyre me të cilat kanë garuar në zgjedhje.

E kuptueshme është se as VLEN e askush tjetër nuk e ka shkopin magjik për t’i rregulluar gjërat brenda natës. Por, e pakuptueshme është të vazhdohet me avazin e vjetër ku qytetarët lihen në harresë, kujdesi për ta nuk shihet askund, ulja në kolltuqet e qeverisë të jetë distancim nga qytetarët e rëndomtë.

Kjo qasje e zmbrapste ndikon negativisht në këtë koalicion qeverisës, me automatizëm humbë edhe shpresën e qytetarëve që mund të ndodhë ndonjëherë ndryshimi në këtë vend, aq më pak në kampin shqiptarë.

Megjithatë, kujtojmë që kjo periudhë qeverisëse për VLEN është testi më i mirë për zgjedhjet lokale. Pra, nuk duhet të harrojmë që populli të ngritë populli të ulë. Kështu që, sa më afër popullit për të dëgjuar hallet e tyre dhe për t’i ofruar zgjidhje konkrete, më të lehta e më të shpejta. Sepse, vetëm për këtë kujdes e këtë qasje kanë nevojë qytetarët e këtij vendi. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompania e krijuar nga drejtorët e bashkisë së Tiranës është nën hetimet nga SPAK

Gjyla Halili

Paratë për racionin e subvencionuar studentët do t’i marrin në javë

Gjyla Halili

Sela fton qytetarët të bëhen pjesë e “Rojes së gjuhës”: VLEN-i po i bën iso Mickoskit, edhe për Balancuesin thoshin mos të shqetësohemi

Gjyla Halili