AKTUALE

“Më prek drejtpërdrejt dhe personalisht” – reagon Grubi pasi është përfshirë në Listën e zezë amerikane

Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është deklaruar pasi emri i tij është parë të jetë përfshirë në Listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton TV21. Grubi thotë se ky informacion, të cilin e mori nga mediat, e prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Thotë se do të angazhohet për ta zbardhur këtë çështje dhe se transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të jenë shtyllë e veprimit të tij.
Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, shkroi Grubi.

Banner

Related posts

Nata e Kadrit, gjithçka që duhet të dini për momentin më të rëndësishëm gjatë muajit të Ramazanit

Gjyla Halili

Taravari: Nga 100 kilometra shihet mosmarrëveshja e VLEN në Qeveri

Gjyla Halili

Dehari thirje qytetarëve të Kërçovës: Kujdes ndaj zjarreve, bashkë mund të parandalojmë dëmet dhe të mbrojmë veten tonë!

Gjyla Halili