AKTUALE

Selmani: Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë kujdes që të mos marrë vendim politik

Roli i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të jetë aspak politik, por ruajtja e sigurisë juridike dhe karakterit universal të të drejtave të njeriut ka deklaruar profesori universitar Bashkim Selmani duke komentuar nismat për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Selmani ka theksuar se në vend ka mbi 250 intelektual pjesë e universiteteve që reagojnë për ligjin e gjuhëve, andaj gjykata duhet t’i rishqyrtojë vendimet e saja duke u mbështetur në gjendjen faktike.

“Kur kemi mbi 250 intelektual e universitete që reagojnë mbi një të drejtë atëherë gjykata duhet ta revidoj dhe të shqyrtoj vendimin e saj në dhe ta mbështesë atë në gjendjen faktike. Nëse nuk do të ndodh kjo atëherë me të drejtë çdo ndjenjë e qytetarit kufizohet, dhe nga ana tjetër, bagazhi i kombit shqiptar krahasohet me atë maqedonas, shkaku se ne kemi respektuar gjuhen maqedonase, dhe nëse ne nuk e mohojmë një të drejtë të këtillë, përse duhet të na mohohet kjo e drejtë gjuhësore që ka qenë me shekuj me formën e saj, edhe pse pjesërisht është e kufizuar në përdorim praktik. Do ishte më universale sikur gjykata Kushtetuese do plotësonte këtë Ligj, ta lexoj gjendjen faktike dhe të reagoj aty ku nuk e kanë respektuar institucionet sepse ky është roli dhe funksioni i gjykatës Kushtetuese”, tha Bashkim Selmani, profesor Universitar.

Selmani është shprehur se gjykata Kushtetuese duhet të marrë parasysh edhe reagimet dhe pasojat e vendimeve të saja.
Nëse do të marrë karakter politik, askush nuk mund të thotë se çka do të ndodh, sidomos kur dihet se reagimet publike janë të shumta dhe në këto raste Gjykata Kushtetuese në bazë të kësaj gjendjeje, duhet të mat veprimet e saja dhe të jetë universale ose nga ana tjetër ta abrogoj për një kohë të pacaktuar vendimin e saj, sidomos kur dimë se reagimet e para ndodhën pikërisht nga brenda gjykatës, siç ishin apelimet e dy gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese e që është një bazë se problemi është nga brenda dhe jo nga jashtë andaj duhet edhe të bazohet në këtë gjendje faktike”, shtoi ai.

Një ditë më parë, rreth 200 intelektualë vendosën firmën e tyre në letrën drejtuar gjykatësve kushtetues duke kërkuar që të mos abrogohet e drejta e përdorimit të shqipes.

Related posts

Takimi Kurti – Vuçiq, njohësit vlerësojnë se indikacionet fillestare nga palët nuk janë pozitive

admin

Faton Ahmeti: BDI-ja është vetë Ali Ahmeti!

admin

Mickovski konfirmon vendimin e Izet Mexhitit: Ligji i Branitellave nuk kalon në Kuvend!

Gjyla Halili