OPINIONE

KRYETARI I GJILANIT ALBAN HYSENI TE NËNË STANA

Banner

Prej 8 Shtatorit 2024, kur unë bëra shkrimin e parë, në nderim të Nënë Stanës dhe bashkëluftëtarëve tanë, vazhdojnë vizitat te Nënë Stana, te Nëna e UÇK-së, te Vëllezërit luftëtar, ushtarët e UÇK-së, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi, te Shtëpia heroinë e UÇK-së, në Peshter të Brusit!
Ashtu si edhe herave tjera gjatë vizitave, sot kisha knaqësinë, që të isha në shoqërim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, mikut tim të nderuar Alban Hysenit dhe Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, mikut tim të nderuar Kushtrim Zeqiri, në vizitën e tyre te Nënë Stana, te Nëna e UÇK-së, te heroina e madhe e luftës për liri e çlirim, kundër Serbisë pushtuese!

Shtëpi e Nua dhe Stana Gashit, e bashkëluftetarëve tanë Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi, është propozuar të shpallet Shtëpi Muze Kombi e UÇK-së, dhe kjo kullë e pamposhtur, vazhdon të vizitohet dhe të përgaditet që në një ardhme te afërt, edhe de jure të jëtë e mbrojtur nga Shteti dhe ti jepet vendi i duhur në mesin e shtëpive të lavdishme të luftës çlirimtare të UÇK-së!

Faleminderit Kryetar i Komunes se Gjilanit Alban Hyseni, për viziten te Nënë Stana e UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 7 Dhjetor 2024!

Banner

Related posts

SOT 580 VITE NGA BESËLIDHJA E LËZHËS

Gjyla Halili

Shtëpinë që nuk e ke ndërtuar, nuk ia di vlerën!

Gjyla Halili

PA ALI AHMETIN NË QEVERI, NUK KA STABILITET NË MAQEDONI TË VERIUT

Gjyla Halili