AKTUALE

Taravari: opozita nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës, ata frikësohen nga drejtësia

Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor.

Taravari theksoi që opozita shqiptare duke aluduar në BDI-në nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës. Pra, sipas tij opozita është në ethe nga përgjegjësia para drejtësisë.

“E them me plotë përgjegjësi që opozita fare nuk e ka telashe çështjen e gjuhës. Ata e kanë telashe që duhet të dalin para drejtësisë e për këtë veçse kanë marrë sinjalet e para”, tha Taravari. Ai gjithashtu shtoi se po ta kishin pasur këtë brengë do ta kishin zgjidhur këtë çështje me Sali Murat.

“Ata po ta kishin pas hallin e gjuhës shqipe këtë çështje do ta kishin mbyllur me deputetin e tyre aktual, Sali Murat, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Kështu që BDI e ka vetëm blof për të defokusuar nga përgjegjësia e drejtësisë”, përfundoi Taravari.

Banner

Related posts

Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan

Gjyla Halili

Reagim i BDI-së ndaj kumtesës së VLEN-it për regjistrimin

Gjyla Halili

Lloga : Koço Angjushev dhe oligarku Kamçev, vijojnë të përfitojnë nga fondet publike pa asnjë hetim të hapur ndaj tyre

Gjyla Halili