AKTUALE

Ja konkluzionet nga mbledhja e jashtëzakonshme e kryesisë së ngushtë të BDI-së

Mbrëmë, Kryesia e Ngushtë e Bashkimit Demokratik për Integrim u mblodh për të vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në 11 Dhjetor , që synon të shfuqizojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe, nëpërmjet kësaj, të çmontojë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit dhe paqen që ajo ka ndërtuar.

Kryesia e Ngushtë vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime dhe përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike. Përballë kësaj situate të papranueshme, Kryesia e Ngushtë vendosi që të thërrasë organin më të lartë të partisë të hënën, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin.

Njëkohësisht, edhe një herë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme.

BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha arritjeve që garantojnë barazinë dhe paqen në Maqedoninë e Veriut. Në këto momente vendimtare, i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe faktorëve ndërkombëtarë të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit

Related posts

KSHZ: Votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të zhvendosurit brenda vendit dhe diaspora

Gjyla Halili

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin

Gjyla Halili

Rendi botëror nën kërcënimin më të madh që nga Lufta e Ftohtë, paralajmërojnë CIA dhe MI6

Gjyla Halili