AKTUALE

REISUL ULEMA NË MESIN E NXËNËSVE TË MËSIMBESIMIT NË GRADEC

Banner

Sot më datë 06.12.2024 (e xhuma) në Xhaminë e fshatit Gradec, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi H. Taip ef. Ajeti. Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, hoxhallarëve të rrethit të Gostivarit pjesëmarrës ishte një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame e RMV, e udhëhequr nga Reisul Ulema i BFI, H.Hfz. Shaqir ef. Fetahu i cili shoqërohej nga Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli me bashkëpunëtorët e tij. Në fjalën e tij, Muftiu pasi e përshëndeti prezencën e Reisul Ulemasë, imamëve, këshillin e xhamisë dhe nxënësit si dhe të pranishmit, potencoi rolin e mektebit dhe zhvillimin e mësimbesimit islam në të. Më pas, fjalën e rastitn e pati Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili mes tjerash tha se mektebet e xhamisë janë vendet ku më së miri zbatohen metodat më efikase ku mësohen bazat e Islamit dhe leximi i Kur’anit Famëlartë në detaje ashtu siç e parasheh planprogrami nëpër mektebet e xhamisë, duke ndërlidhur tre faktorë: mualim, nxënës dhe prind. Përmendi se Gradeci është shembull në këtë territor me krejt mirësitë. Duanë e hatmeve e bëri Mr. Fehmi ef. Ebibi-drejtor i vakëfit pranë BFI e RMV, kurse hutben e xhumasë e mbajti Hfz. Jusuf ef. Xheladini-referent fetaro-arsimor, moderimin e hatmes e bëri referenti H. Mallzim ef. Zendeli, kurse në namazin e xhumasë priu Reisul Ulemaja. Në shenjë falënderimi, imamit dhe këshillit të xhamisë ju ndanë mirënjohje. Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Reisit dhe Muftiut, me të cilat u dekoruan nxënësit e kësaj xhamie dhe më gjerë, që bënë hatme në këtë solemnitet, e që numri i tyre ishte 36 nxënës.

Banner

Related posts

Mexhiti: Ruajtja e mjedisit,bëhet pjesë e programeve të shkollave profesionale

Gjyla Halili

Presidenti Pendarovski nënshkroi dekretin e Ligjit të ri për amnisti

admin

Snopçe krah Bajram Rexhepit: Jemi bashkuar për të ti treguar Mickovksit dhe të tjerëve se shqiptarët slejojnë realizim të planeve dashakeqe

Gjyla Halili