AKTUALE

BDI – Dega Kumanovë: Vazalët nga VLEN u turpëruan edhe kësaj radhe nga ngjarjet në Kumanovë

Bashkimi Demokratik për Integrim që nga themelimi e deri më sot, pavarësisht gjitha situatave dhe sfidave të rënda politike me të cilat është përballur, në asnjë moment nuk ka vepruar me kartën e populizmit, për një grusht votash.
Se jeni ekspert të lajmeve të rreme kemi besuar vazhdimisht, por me rastin e ndodhur në Kumanovë ditë më parë, na keni bindur neve dhe gjithë qytetarët se jeni të tillë që edhe në raste tragjike krijoni lajme të rreme e linçoni edhe qytetarë.
BDI pas rastit të djegies së veturave dhe lokalit afarist në Kumanovë, ka kërkuar që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme.
Ishin pikërisht këta të VLEN-it, që pa hezituar fare për rastin në fjalë deklaruan fillimisht se kemi të bëjmë me grupe kriminale, me grupe të organizuara mirë dhe se kamerat përrreth paskan qenë të bllokuara.
Por, arrestimi i të dyshuarit hodhi poshtë të gjitha këto pretendime dhe i nxorri lakuriq.
Këtë ofendim kumanovarët nuk do t’ua falin asnjëherë, që pa fije turpi, pa qenë aspak të informuar (si çdoherë), publikisht të dëmtuarit i etiketuat si grupe të organizuara kriminale.

Related posts

Kunovska: Si mund të fletë LSDM-ja për vlerat e BE-së dhe NATO-s kur Venko është i gatshëm të shpërngulet në Dubai?

Gjyla Halili

Mexhiti: Kontrolli i shpejtë inspektiv është prioritet për mbrojtjen e mjedisit

Gjyla Halili

Pasholli: Ali Ahmeti në biografi nuk ka fjalë, por ka vepra! Reagon Taravari: Nuk e di ku ka diplomuar, do ta lexoj CV-në e tij

Gjyla Halili