AKTUALE

Ilir Hasani pas takimit me Ambasadoren Aggeler: Mirnjohës për përkrahjen e jashtzakonshme të mikun tonë më të madh SHBA

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrës të programit të IVLP sot janë takuar me ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë Angela Aggeler. Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Frontit Europian nëpërmjet një statusi në fb deputeti i BDI-së Ilir Hasani.

“Ne eventin e sotëm të pritjes se Ambasadores se SHBA-ve exelences se saj znj. Angela P. Aggeler dhe Alexander “Sasha” Kasanof Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Ballkanin Perëndimor, si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, (pasardhës i Gabriel Escobar)”- ka shkruar Hasani.

Për dallim nga kryeparlamentari Afrim Gashi, i cili në postimin e tij harrroi z. Kasanof, na “harroi” neve nga BDI si dhe me organizimin e dobët të protokollit të kësaj pritjeje, mua më duhet të shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen për përkrahjen e jashtëzakonshme që na vjen nga të gjitha institucionet e shtetit më të madh mik për ne – SHBA-ve, si dhe të shpreh indinjatë për pritjen kaq të dobët nga ana e Kryetarit të Parlamentit.

Banner

Related posts

Deputetja Hajdari: Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga siguria dhe mbrojtja

Gjyla Halili

“Nëse nuk shkojmë me VLEN, dalim vetë në zgjedhje” – Taravari përjashton mundësinë e koalicionit me BDI-në

Gjyla Halili

Paralajmërohet protestë e re për provimin e jurisprudencës në shqip

Gjyla Halili