AKTUALE

Si do ta fitojë Ali Ahmeti Kërçovën, do t’i kërkojë ndihmë VLEN-it apo do t’i ndihmojë?

Zgjedhjet lokale sa janë larg aq janë afër. Pra, ka ngelur edhe më pak se një vit deri në zgjedhjet e rregullta lokale, me çka qytetarët do të vendosin kush do t’i prijë komunave të tyre. Por, edhe pse janë të rregullta nuk do të jenë të zakonshme, sepse rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të jenë përcaktues të të gjitha rrjedhjave politike në vend. Ajo që është më delikate në këto zgjedhje është Komuna e Kërçovës e cila për një periudhë të gjatë kohore është udhëhequr nga kryetar maqedonas por që dekadën e fundit kreu i BDI-së e gjeti formulën që komunën nga vjen vetë ai ta udhëheq një shqiptar, përmes bashkëpunimit me Ziadin Selën, por si do ia bëjë tani Ahmeti do të kërkojë ndihmë apo do ta dorëzojë komunën? shkruan Zhurnal.

Kërçova e Ahmetit në pikëpyetje se kush do t’i prijë kandidat i BDI-së, i VLEN-it apo i VMRO-së?
Pas më shumë se 70 vjetësh është zgjedhur kryetari i parë i komunës së Kërçovës shqiptar, Fatmir Dehari. Ky ishte një moment historik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Kanë kaluar plotë 11 vite që kur komuna e Kërçovës filloi të udhëhiqet nga shqiptarët, gjegjësisht periudha nga 24 Mars 2013 deri më tani.

Kryetari i parë shqiptar në këtë komunë u zgjodh, Fatmir Dehari, profesori që në vitin 2001 iu bashkuar radhëve të UÇK-së dhe që më pas pas ushtrimit të disa detyrave të tjera, më 24 mars 2013 u zjodh kryetar i komunës, duke vijuar deri më tani. Ai u rizgjodh në këtë detyrë përmes fitores së zgjedhjeve të 2017 dhe 2021.

Dhe, tani zgjedhjet që do të mbahen vitin që vjen, pra ka ngelur më pak se një vit jemi përball dilemës më të madhe se cili do të jetë fati i kësaj komune që me shumë mund u fitua nga shqiptarët. Si do të veprojë kreu i BDI-së, komunën e “tij” do t’ia falë VLENI-it apo VMRO-së, apo do të kërkojë përkrahje nga VMRO e VLEN-i, pasi dihet që partitë tjera qëndrojnë donbët në këtë komunë.

Debati i nxehtë për Kërçovën filloi menjëherë pas zgjedhjeve paralamentare –

Koalicioni “VLEN” dhe BDI nga korriku filluan të akuzohen se ia kanë dorëzuar VMRO-DPMNE-së pushtetin lokal në Kërçovë dhe Strugë. Fillimisht “VLEN” doli me informacione se pjesë e ofertës së BDI-së për t’u përfshirë në qeverinë e kryeministrit Hristijan Mickoski ishte emërimi i kryetarëve nga VMRO-DPMNE në këto dy qytete.

“Ne si Koalicioni VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte ta shfrytëzoj tubimin partiak në Gostivar, dhe t’i përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickovskit të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të Koalicionit VLEN, me katër ministri, pa kryeparlamentar, bashkë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm do të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetar komunash në Strugë dhe Kërçovë?”, pati thënë Fari Hiseni nga “VLEN” në konferencën e sotme për media.

Në përgjigjen e BDI-së dërguar përmes një komunikate për media, megjithatë thuhet se “VLEN” janë ata që kanë nisur përgatitjen e opinionit për dorëzimin e Kërçovës dhe Strugës.

“Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO- DPMNE- së, të refuzuarit e shqiptareve e të përzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një aktvendim të paprecedent, tashmë filluan të përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën”, u përgjigj BDI.

Ata shtuan se kjo “kapërcen vijat e kuqe” dhe se koalicioni “do të përballet me rezistencën e popullit dhe të çdo shqiptari”.

“Kjo është një shkelje e rëndë e arritjeve dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe një hap i tillë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje të fortë. Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur interesin dhe dinjitetin e popullit shqiptar”, patën thënë nga BDI.

Prandaj, mbetet në interesin e qytetarëve por edhe në ndjekjen tonë të vazhdueshme rrjedhat si po vijojnë në drejtim të kësaj teme që është mjaft e rëndësishme jo vetëm për banorët e asaj zone por për të gjithë shqiptarët në tërësi kudo që jetojnë. /Zhurnal.mk

Related posts

“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjyla Halili

Mickoski me porosi: Vizioni im është i qartë, Maqedonia do të jetë shtet ku sundon ligji dhe ku nuk ka vend për personat e korruptuar!

Gjyla Halili

DITËLINDJA E HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA

admin