AKTUALE

Bekteshi: Konflikteve ndëretnike i fryjnë ata që nuk ia duan të mirën vendit

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se BDI me kohë ka reaguar kundër situatave që nxisin kriza ndëretnike, duke theksuar se veprime të tilla duhet dënuar nga të gjithë.

“Këto situata i nxisin ata që nuk ia duan të mirën vendit. BDI reagoi me kohë që të mos krijohen këto situata, mirëpo partitë maqedonase ju kujtohet që në kohë fushate thërrisnin në atë që të kthehet shteti që sipas tyre e kishin marrë shqiptarët. Duhet ngritur zërin në këto situta e pikërisht edhe pas deklaratës së sotme që minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha Bekteshi.

Ai komentoi edhe akuzat që bën Qeveria, duke thënë se BDI po nxit destabilizim.

Bekteshi tha se akuzat nuk kanë seriozitet sepse BDI nuk e ka në kontroll as ministren e arsimit për deklatatat që ajo i tha kundër UCK-së e as ndonjë institucion tjetër. /tvklan.mk

Banner

Related posts

Pse amerikanët po e takojnë më shpesh Osmanin sesa Kurtin?

admin

Tiranë, aksident fatal në Brryl, vdes një 25-vjeçar

Gjyla Halili

Shabani: Shihet që në VLEN ka debat, ata do të dalin shumë më mirë sesa Fronti Evropian

Gjyla Halili