AKTUALE

28 Nëntori, Bekteshi: U arrestuan shqiptarët ndërsa nuk u ndërmorr asnjë masë ndaj policit maqedonas

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se qytetarët shqiptar u privuan nga festa dinjitoze për Ditën e Flamurit.

“Qytetarët u privuan nga festa e 28 Nëntorit. I pamë pamjet se policia ka ndaluar festën e shqiptarëve tutje urës së gurit. Ne jemi popull shtetformues këtu, jemi 30 për qind, dhe nuk mund të ndalohet festa e një populli. Nuk e ndalon asnjë shtet, as vendet më të mëdha diçka të tillë, e po e ndalon vendi ynë”, tha Bekteshi.

Bekteshi shtoi se qytetarët që kanë festuar kanë hasur në vazhdimësi pengesa nga policia.

“Ka veprime selektive. Shqiptarët i arrestuan, një fëmije të mitur i jepet 8 ditë paraburgim, mirëpo nuk i shqiptohet asnjë masë diciplinore policit i cili e hodhi në toke flamurin shqiptar, ndaj tij nuk janë marrë masa. Këto institucionet janë bërë për dikend nënë e për dikë njerkë”, tha Bekteshi. /tvklan.mk

Banner

Related posts

Universiteti i Tetovës mori pjesë në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor që mbahet në Prishtinë

Gjyla Halili

Kovaçevski, Shekerinska dhe Osmani takojnë Kurtin në Shkup

Gjyla Halili

Një orë punë në Maqedoni paguhet 3,65 euro, në Luksemburg 53.9 euro

Gjyla Halili