AKTUALE

Presidentja Siljanovska Davkova në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Mal të Zi do të realizojë takim me kryeministrin malazez, Millojko Spajiq.
Në kuadër të vizitës zyrtare, Siljanovska Davkova do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi me temën “Maratona e Ballkanit Perëndimor për integrim demokratik dhe evropian”.

Dje Siljanovska Davkova në Cetinje realizoi takim me nikoqirin e saj, presidentin malazez Jakov Millatoviq, ndërsa u mbajt edhe takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.
Pas mbajtjes së konferencës së përbashkët për shtyp, dy presidentët mbollën pemën e miqësisë në oborrin e rezidencës presidenciale.

Presidentja Siljanovska Davkova dje në Podgoricë ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.

Banner

Related posts

Xhaferi: Taravari në këmbim të votave i manipulon qytetarët me punësime të përkohshme joligjore

Gjyla Halili

Drenasi është zemra e Kosovës!

Gjyla Halili

VLEN sonte mban tubimin qëndror në Shkup, kanë një kërkesë për pjesëmarrësit

Gjyla Halili