Sot, 28 nëntor (e enjte) Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtorët e sektorëve të Rijsetit të BFI e RMV – së dhe i mirëpritur nga Drejtori i Përgjithshëm i SHMI Medreseja “ISA BEU” – Shkup, Dr. Islam Islami, sekretari Avni Neziri dhe stafi edukativo-arsimor, mori pjesë në aktivitetin qendrorë kushtuar festave të nëntorit, i cili u realizua në ambientet e SHMI Medreseja “Isa Beu” – Shkup
Programi i cili filloi me lexim Kur’ani nga nxënësi Shuajb Sadiki, ishte i mbushur me elemente të larmishme kulturoro-shkencore, si kuiz i diturisë, lexim të poezive, këngëve patriotike dhe ilahive.
Fillimisht drejtori i përgjithshëm i kësaj shkolle, Dr. Islam Islami, i përshëndeti të pranishmit, duke u shprehur se ndjehet tejet i kënaqur që këtë aktivitet e ka nderuar me prezencën e tij, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij. Drejtori Islami, në fjalën e tij theksoi se historikisht Medreseja ka qenë institucion kyç në ngritjen e ndjenjave kombëtare dhe zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave fetare Islame.
Fjala e rastit në këtë event, padyshim që i takoi kreut më të lartë të organizimit të jetës fetare, Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili pasiqë falenderoi Allahun dhe përcolli përshëndetje mbi të Dërguarin e Tij, përshëndeti nikoqirin e këtij eventi, drejtorin e përgjithshëm, Dr. Islam Islami, drejtorët e sektorëve të Rijasetit, koordinator(e)ët, profesorët dhe profesoreshat, nxënësit dhe nxënëset si dhe anëtarët e jurisë.
Në fjalën e tij, Reisul Ulema theksoi se nëntori për Shqiptarët nuk është vetëm një emërtim i rëndontë i një muaji kalendarik, por shënon një periudhë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare Shqiptare. Ska dyshim se peirudha e shpalljes hyjnore zgjati përplot 23 vite ku prej tyre 10 ishin në Medinen e ndritshme. Kjo periudhë përpos zbritjes së ajeteve që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit juridik të shoqërisë, shënon edhe periudhën e konstituimit të shtetit të parë Islam të ndërtuar nga sakrifica dhe atdhedashuria e Pejgamberit a.s dhe gjeneratës së parë të shokëve të tij. Duke ndjekur këto hapa dhe gjurmë të këtij profeti të madh, shum dijetarë dhe atdhedashës shqiptarë myslimanë, dhanë kontribut të madh në ndërtimin e shtetit Shqiptar.
Një diplomat, patriot, akademik dhe personalitet i përmasave globale, i edukuar dhe arsimuar në akademitë më të avancuara të perandorisë Osmane, Ismail bej Vlora, i ndihmuar nga mendjendrituri dhe sypatremburi i kohës Haxhi Vehbi Dibra dhe shum të tjerë, arritën që me 28 nëntor të vitit 1912 të shpallin pavarësinë e Shqipërisë.
Kjo lëvizje ishte hap shum i qëlluar dhe tejet i rëndësishëm në periudhën e daljes në skenë të idesë së ndarjes së shteteve sipas kombësive. Falë angazhimit të tyre, ne sot kemi shtetin, gjuhën, flamurin dhe gjitha simbolet e tjera kombëtare.
Në fund më lejoni që juve dhe gjith shqiptarëve anekënd botës t’ua uroj këtë festë të madhe të Ditës së Flamurit.
Të na rrojë Shqiptaria!
Në fund të programit, u bë shpërndarja e mirënjohjeve dhe çmimeve për pjesëmarrësit e kuizit të cilin e fituan nxënëset e SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave – Tetovë.