AKTUALE

Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kurti derisa ka shpërndarë një video të këtij kompleksi, ka shkruar se aty ruhen gjurmët e veprës heroike të familjes Jashari.

“Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka pohuar ai.
Ai ka shtuar tutje se “Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari. Gëzuar 28 Nëntori”.

Banner

Related posts

Pushteti i vendosur për të vazhduar punën e Kuvendit, opozita e akuzon për dështim

admin

Mexhiti: Perandoria e bixhozit po shkatërrohet!

Gjyla Halili

Rexhepi: Në Gostivar ndahen 45 banesa sociale për familjet në nevojë

admin