AKTUALE

Ali Ahmeti u takua me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Milaim Fetai, në Zagreb

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kroaci, z. Milaim Fetai. Në takim u vlerësua roli i ambasadorit Fetai në mbështetjen e vazhdueshme për diasporën nga Maqedonia e Veriut, duke përfshirë ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar dhe maqedonas në Kroaci.

U theksua angazhimi i ambasadorit për promovimin e integrimit të diasporës në shoqërinë kroate, duke ruajtur identitetin e tyre kulturor, dhe për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë. Ky rol i diplomacisë ekonomike dhe kulturore u vlerësua si një urë e rëndësishme lidhëse mes dy shteteve mike.

Z. Ahmeti falënderoi Kroacinë për rolin e saj si shtet mik dhe aleat strategjik, i cili ka ofruar mbështetje të palëkundur për Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ky takim konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe përkushtimin ndaj aspiratave të përbashkëta euroatlantike të rajonit.

Banner

Related posts

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, disa të plagosur

admin

Hristijan Mickoski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova për vizitë në ASHAM

Gjyla Halili