AKTUALE

Mark Gjonaj: Ngritja e Flamurit kombëtarë në New York ngjarje mahnitëse

Nën patronatin e Kryetarit të Bashkisë së NYC, Eric Adams dhe nën organizimin e ish këshilltarit Mark Gjonaj dje në New York u organizua aktivitet madhështorë për nder të festës kombëtare 28 Nëntori, ditës së Flamurit dhe 112 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë.Në nder të kësaj dite histroike për shqiptarët Kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adam ngriti lart flamurin shqiptarë me ç’rast qendra e New York u vesh kuq e zi.Ish këshilltari, tani Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, atdhetari i shquar Mark Gjonaj këtë eveniment e vlerësoi mahnitës, njëkohësisht falenderoi mysafirët e nderit, ambasadorët dhe gjith të pranishmit që e bënë dhe më madhështore këtë ditë historike për shqiptarët.
Kētë ditë madhështore e nderoi me prezencën e saj dhe modelja e njohur nga Malësia, filantropja dhe humanistja me zemër të madhe, Emina Cunmulaj.Ja postimi i plotë i z. Mark Gjonaj:Një ngjarje mahnitëse e ngritjes së flamurit me rastin e 112-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë me Kryetarin e Bashkisë së NYC Eric Adams dhe Komisionerët e NYC për Imigrantët dhe Çështjet Ndërkombëtare. Urime të nderuarve Fadil Berisha, Vera Mjeku dhe Esad Gjonbalaj. Faleminderit të gjithë të ftuarve të nderuar, Ambasadorët, NYPD Illyrian Society, Bowling Green Association, Ajkun Balet dhe të gjithë interpretuesit që e bënë një ngjarje të madhe.

Banner

Related posts

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Maqedonia në vendin e 40-të

Gjyla Halili

Osmani nga Gjeorgjia nis vizitën e tij në Kaukazin e Jugut si kryesues i OSBE

admin

Sejdiu: Koalicioni Sela-Apasiev nuk votoi anëtarin shqiptar në KSHZ, Abdush Demirin!

Gjyla Halili