AKTUALE

Qyteti i Nju Jorkut ngrit flamurin në qendër të qytetit për nder të 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Rafaela Prifti

Ngjarja e ngritjes së flamurit shqiptar u mbajt pasditen e sotme në Bowling Green në Lower Manhattan për të përkujtuar 112 vjetorin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonia u organizua nga Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut dhe disa departamente të qytetit në koordinim me Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe MC i aktivitetit.

Përkujtimi i sotëm nxori në pah vlerësimin për diversitetin “në qytetin që investon për të ardhmen e tij”, siç tha Mark Gjonaj. “Është një ditë për të festuar jo vetëm historinë, jo vetëm një flamur, por edhe një popull dhe një identitet”.

Të nderuarit e sivjetën Bera Mjeku, Fadil Berisha dhe Esad Gjonbalaj u vlerësuan për ndikimin dhe kontributin e tyre në komunitet.

Sekretari i VATRA-s Dr. Pashko Camaj ishte krenar që ishte në këtë aktivitet. Dinjitarët si ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB Suela Janina, Shefi i Misionit të Kosovës në Nju Jork Blerim Reka, Këshilltari i Misionit të Kosovës Fatmir Zajmi, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë të Vatrës Emina Çunmulaj Nazarian, Zëvendës Komisioneri i Zyrës së Kryetarit të Bashkisë COS. Çështjet ndërkombëtare Aissata Camara, nëpunës publikë, dhanë të tyren vërejtje para se nikoqiri i ngjarjes kryebashkiaku Eric Adams iu bashkua ceremonisë.

Në fillim të ceremonisë hynë anëtarët e Gardës së Ngjyrave të Shoqërisë Ilire të NYC. Lutja e hapjes u mbajt nga Imam Kukaj, Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane e Staten Island.

Related posts

Skandaloze: Levizja Besa ia huazon vëzhguesit e vet VMRO DPMNEsë

Gjyla Halili

Osmani: Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Greqia na ka përkrahur në shumë procese ndërkombëtare

Gjyla Halili

Kush do të dilte fitues në “duelin” presidencial mes Arben Taravarit dhe Ali Ahmetit? Ja çka flasin faktet?

Gjyla Halili