AKTUALE

Drejtori i Diasporës pranë BFI, Mafiz ef. Rustemi, pjesë e Forumit debativ mbi “Vetitë negative tek të rinjtë”

Banner

Tetovë, 25 Nëntor 2024 – Në ambientet e Europe House në Tetovë, u mbajt forumi debativ me temë “Vetitë negative tek të rinjtë,” organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë. Aktiviteti mblodhi panelistë nga fusha të ndryshme për të diskutuar sfidat e shoqërisë së sotme, me fokus të veçantë te varësitë nga droga dhe ndikimet negative sociale.

Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë dhe Drejtori i Diasporës pranë Bashkësisë Fetare Islame, Mafiz ef. Rustemi. Gjatë debatit, ef. Rustemi solli perspektivën islame mbi këto dukuri shqetësuese.

“Islami na mëson për rëndësinë e ruajtjes së vetes dhe mendjes, që janë dhurata të shenjta nga Zoti. Ndikimi i substancave narkotike dhe prirjet për sjellje të dëmshme shkatërrojnë jo vetëm individin, por edhe shoqërinë. Duhet të kujdesemi për edukimin dhe moralin e të rinjve, duke i frymëzuar ata me vlera të larta shpirtërore,” u shpreh ai.

Gjithashtu, Mafiz ef. Rustemi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes familjes, shkollës dhe institucioneve fetare për të parandaluar dhe trajtuar këto sfida, duke u bazuar në mirëkuptim dhe edukim të vazhdueshëm.

Forumi u vlerësua si një iniciativë e rëndësishme nga nxënësit për të adresuar një temë me ndikim të madh në shoqëri dhe për të frymëzuar angazhimin qytetar në përballjen me këto probleme.

Banner

Related posts

Skandal/ “Vojvoda” në vend të Memishit, VMRO i’a merr Lëvizjes Besa edhe zëvendës drejtorin e NPK-së

Gjyla Halili

Punonjësit në Ministrinë e Kulturës ende pa paga, Lutkov: Problem që ende nuk po i gjejmë zgjidhje

Gjyla Halili

Bashkëpunim midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Malit të Zi në fushën e Inteligjencës Artificiale

Gjyla Halili