AKTUALE

Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori norvegjez diskutuan për situatën politike në rajon, integrimit europian të Maqedonisë së veriut, marrëveshjen e Ohrit dhe sundimin e ligjit.
Kryetari Ahmeti informoi ambasadorin norvegjez që pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të veriut, nuk u respektua vullneti i qytetarëve shqiptarë nga mandatari.
Stabiliteti dhe siguria në vend burojnë nga Marrëveshja e Ohrit e cila rregullon marrëdhëniet midis komuniteteve dhe garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
Prandaj, gjuha shqipe nuk duhet të preket me diktat politik të qeverisë pa legjitimitet etnik.
Z. Ahmeti shprehu shqetësim edhe nga largimi nga perspektiva europiane dhe tensionini i marrëdhënieve me fqinjtë.
Ahmeti theksoi që në rajon nevojitën dy procese historike, e para, pajtim historik shqiptaro-serb me njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshje rajonale e të gjithë fqinjëve, Bulgarisë, Greqisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës për mos cënim të integritetit teritorial të Maqedonisë së veriut.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari nga Kërçova: Nëse preken apo diskutohen çështjet e të drejtave tona kombëtare, pavarsisht veshjes sime sot unë jam ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Gjyla Halili

Osmani takon Lajçakun, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

admin

Bekteshi: Vjedhje masive e rrymës në qendër të Shkupit, nga kafeteri dhe hotele

Gjyla Halili