AKTUALE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Banner

Moti sot do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup moti gjatë mëngjesit do të jetë i ftohtë, në disa pjesë të luginës me kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell dhe qetë. Temperatura minimale do të ulet deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe kryesisht i qetë me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe ulje të temperaturës ditore, sidomos nga mesi i javës së punës. Të premten priten reshje të përkohshme të shiut të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës ku në disa vende do të jenë më të dendura.

Banner

Related posts

Milan shënjestron dy superyje nga kampionati Francez

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi : BDI ka qenë motor i proceseve kombëtare, ne jemi të vendosur në rrugën tonë drejt BE-së

Gjyla Halili

Javën e ardhshme Siljanovska ia dorëzon mandatin Mickoskit

Gjyla Halili