AKTUALE

Turnir futbolli për nder të festave të Nëntorit

Sot, më 24 nëntor 2024, në shenjë të festave të Nëntorit, Myftinia e Tetovës organizoi një turnir futbolli mes institucioneve të Bashkësisë Fetare Islame (BFI).

Turniri nisi me intonimin e himnit kombëtar dhe u zhvillua në sallën e sportit të Gjimnazit të Tetovës.
Në përfundim të garave:
Vendi i parë u fitua nga Myftinia e Shkupit.
Vendi i dytë i takoi Myftinisë së Strugës, ndërsa vendi i tretë Myftinisë së Gostivarit.

Shprehim falënderime të veçanta për Drejtorinë e Gjimnazit dhe Sektorin për Arsim pranë Komunës së Tetovës për sponsorizimin dhe mundësimin e përdorimit të hapësirave të sallës së gjimnazit.

Gjithashtu, falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e të gjitha Myftinive, përfshirë këtu edhe vetë Rijasetin edhe Medresenë Isa Beu, të cilët ishin pjesëmarrës dhe kontribuuan në suksesin e këtij aktiviteti.

Jemi mirënjohës për mundësinë që na u dha për të festuar këtë herë Festat e Nëntorit në një atmosferë ndryshe dhe të veçantë.

Banner

Related posts

TRIBUNË SHKENCORE ME RASTIN E DITËS SË ALFABETIT

Gjyla Halili

Me muaj të tërë pritje në Radiologji për një incizim

Gjyla Halili

MPJ: E refuzuam ndihmën bullgare për mazut, gjendja në vend është e qëndrueshme

Gjyla Halili